Aleanca Franceze së bashku me Organizatën Loja, kanë qëndruar në shkollën e mesme komunale Ekonomike “8 Shtatori” për të zhvilluar një mësim interaktiv të gjuhës frënge me nxënësit e kësaj shkolle.
Fisnik Shabani – Profesor i gjuhës frënge pranë shkollës ekonomik thotë se një metodë e tillë është e mirëseardhur dhe më se e nevojshme për fëmijët që mësojnë gjuhën frënge. Përmes lojërave të ndryshme, mësimi i gjuhës është më i lehtë thotë profesori. Përgjatë kësaj përvoje, nxënësit dukeshin të lumtur gjatë këtij mësimi interaktiv si dhe të interesuar për ndjekjen e këtij lloj mësimi.TV KOHA