07/05/2024
20.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Organizata Humanitare “El Hilal” me një manifestim dhe iftar solemn në Shkup shënoi 33-vjetorin e themelimit

Organizata Humanitare “El Hilal” me një maifstim dhe iftar solemn në Shkup shënoi 33-vjetorin e themelimit.Pikërisht më 6 prill të vitit 1991, në një ditë ramazani, në lokalet e Medresesë “Isa Beu” u themelua kjo organizatë, e cila pandërprerë plot 33 vjet vazhdon misionin për të mirën e njerëzve. Manifestimi ishte i shoqëruar me një panel me temën: “Hapërojmë në dekadën e re të humanitetit”. Aty morën pjesë Abdurauf Pruthi, kryetari parë dhe kryetar nderi i El Hilalit, Huseyin Kansu nga Turqia, ish-deputet, Jahja Lluka nga Kosova, Aleksandar Kërzhaloski nga MCMS-ja si dhe Ahmet Selmani, publicist.

Me këtë rast u promovua edhe libri monografik “30 vjet në krah të nevojtarëve”, libër ky që që u përgatit me rastin e jubileut, 30 vjet, por për shkak të pandemisë u botua tani.

Në këtë event u ndanë edhe pllaketa për kontribut veteranëve të El Hilalit, gazetarëve që kanë sensibilizuar çështjen humane, bamirësve tradicional si dhe mbështetësve të evenimentit dhe botimit të monografisë, në mesin e të cilëve Televizionit Koha dhe pronarit Mevaip Abdiu. Fjalime përshëndetëse mbajtën Ilir Demiri, ministër aktual i Shëndetësisë dhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shkup, Fatih Ullusoj.Të gjithë këta me prezencën e tyre e nderuan këtë manifestim madhështor. Në fund u shfaq një program artistik me muzikë mistike dhe ilahije nga prof. Abaz Jahja. Për mysafirët prezent u shtrua një iftar i sponsoruar nga bamirës të vendit.TV KOHA

Të fundit