Një tërmet i fuqishëm ka rënë në Greqi dhe Turqi. Qendra Europiane e Tërmeteve thotë se tërmeti kishte magnitudë 6.9 ballë.
Epiqendra ka qenë në verilindje te ishullit Samos. Tërmeti është ndjerë më shumë në Turqi, e cila ka raportuar dëme të shumta materiale .
Ende nuk raportohet për viktima, por po vijojnë kërkimet. Siç dallohet edhe nga pamjet, shumë ndërtesa janë rrëzuar.