25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Prej sot ka filluar të funksionojë linja e transportit Tetovë-Kodra e Diellit

Prej sot ka filluar të funksionojë linja e transportit Tetovë-Kodra e Diellit. Kjo linjë do të funksionojë vetëm gjatë ditëve të uikendit, pra të shtunën dhe të dielën. Dhe sot, për të përuruar këtë linjë me autobus udhëtoi edhe kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami së bashku me një pjesë të kabinetit dhe përfaqësuesit e mediave.Autobusët nga Tetova për në Kodrën e Diellit do të qarkullojnë katër herë brenda ditës, tha kreu I komunës së Tetovës Bilall Kasami. Deklarata Krahas kësaj pritet që edhe gjatë sezonit të verës të organizohet transport deri në Kodrën e Diellit.Deklarata Arbër Ajdini-drejtor I NP Tetova TransportNga ana tjetër kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami ka theskuar se do të planifikohen edhe vendparkime shtesë me planin e ri gjeneral urbanistik për Kodrën e Diellit me çka do të zgjidhej edhe problemi me parkimin në këtë pikë turistike.Deklarata Qytetarët të cilët dëshirojnë të vizitojnë Kodrën e Diellit do të kenë mundësi të shfrytëzojnë linjën e sapokrijuar të autobusëve që nis nga Tetova. Deri më tani nuk kishte linjë të rregullt të autobusëve për në qendrën e skijimit, ndërsa Komuna e Tetovës vendosi transportin të shtunave dhe të dielave. Autobusët nga Tetova për në Kodrën e Diellit do të nisen në ora 08:30, 11:00, 14:00 dhe 17:00 me pikënisje – afër ish-stacionit të nisjes së teleferikut nga qyteti për në qendrën e skijimit. Komuna e Tetovës në një deklaratë të enjten njoftoi se bileta vajtje-ardhje për një person do të kushtojë 200 denarë.TV KOHA

Të fundit