Arti Popullor në veshjet shqiptare në Maqedoninë e Veriut.Kështu titullohet libri I profesoreshës Zejna Halimi.
Sipas autores, duke u nisur nga diskurset se veshjet tradicionale shqiptare të Maqedonisë së Veriut janë të transformuara dhe duke e humbur elementin tradicional, ky do jetë një libër që dëshmon të vërtetën, të bukurën dhe vlerën e veshjeve tradicionale të Pollogut dhe më gjërë.
Ky libër është promovuar në ambientet e Universitetit të Tetovës, në praninë e stafit akademik të këtij universiteti, profesorëve, studentëve, si dhe shumë mysafirë të tjerë.TV KOHA