07/10/2024
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Shkolla të bukura por pa nxënës

Në të kaluarën ndonëse kishte objekte të vjetra shkollore, megjithatë bankat shkollore ishin përplot me nxënës. Pothuajse shumica e shkollave nëpër vendbanimet rurale ishin pa kushte elementare për mësim, në gjendje të ruinuar, me banka të vjetra dhe të mure që pikonin. Por, përveç cilësisë së lartë të arsimit, edukimit si dhe përkushtimit, shkollat ishin përplot me fëmijë. Megjithatë, sot kur ka ndryshuar për së miri infrastruktura e objekteve shkollore, mënyra e mësimit, mungojnë nxënësit.Në ndërkohë numri i nxënësve që kërkojnë fletëshpërngulje është gjithnjë e në rritje, ndërsa më keq situata qëndron në shkollat e mesme, thonënga sektori për Arsim i komunës së Tetovës.“Nëse krahasojmë 2022-2023 dhe 2023-2024, do shohim se në shkollat fillore kemi 84 nxënës më pak ndërsa në shkollat e mesme 300 nxënës më pak. Me fillimin e vitit shkollor në Komunën e Tetovës, në nivel komunal, kemi mungesë pra ata që kanë marrë fletë shpërngulje janë 160. Sipas informatave të drejtorëve, deri në fund të vitit shkollor 23-24 pritet që ky numër të rritet deri në 250. Më në rrezik janë viset malore, por edhe shkolla Skënderbeu në Poroj që në krahasim me vitet e shkuara ka një migrim në rritje. Nga statistikat e mara, afërsisht 160 profesor rrezikohen brenda pesë viteve të mbesin pa punë dhe të mbyllen shumë paralele”, thonë nga Sektorit për Arsim në komunën e Tetovës.Deklarata Per renovimin dhe nxenesitKështu është edhe në shkollën fillore Gjergj Skënderbeu në fshatin Poroj, të komunës së Tetovës.Edhe në këtë shkollë, dikur numri I nxënësve ishte I madh, por ndër vite ky numër është zvogëluar dukshëm. Sipas drejtorisë së shkollës këtë vit shkollor fletëshpërngulje kanë marrë 35 nxënës nga kjo shkollë.TV KOHA

Të fundit