12/10/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Sejdiu: Fitoret e opozitës erdhën akoma pa filluar zgjedhjet

Me zgjedhjen e Adbush Demirit për anëtar të KSHZ-së, koalicioni VLEN thotë se u pengua mundësia për manipulim të procesit zgjedhor nga ana e pushtetit. Ata thonë se për Demirin nuk kanë votuar vetëm deputetët e Selës dhe të Apasievit. Demiri u votua një ditë më parë, pas një procesi disamujor. Për bllokimin e zgjedhjes së tij opozita kishte fajësuar pushtetin. Tani KSHZ-ja ka 7 anëtarë, aq sa duhet të ketë sipas Kodit zgjedhor.

“Pushteti hibrid i BDI-së dhe LSDM-së e humbi betejën për kontrollin e plotë të KSHZ-së dhe manipulimin eventual të zgjedhjeve. Dje Kuvendi e votoi kandidatin e VLEN, për anëtar të KSHZ-së, Abdush Demirin me 90 vota “për” dhe pa asnjë votë “kundër”. Por opinioni duhet të di se për anëtarin shqiptar në KSHZ nuk votuan vetëm pesë deputetët e Ziadin Selës dhe dy të partisë “E Majta” të Apasievit”, deklaroi Blerim Sejdiu, VLEN.

Të fundit