13/04/2024
15.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Tetë marsi gjallëron qendrën e Tetovës

Tetë marsi, dita e Gruas si zakonisht shënohet në qendër të Tetovës. Dhjetëra shitës lule në njërën anë dhe mijëra gra nw anwn tjetwr frekuentojnë këtë qendër për të blerë lule, për ti dhuaruar për më të dashurat e tyre. Në këtë mënyrë 8 Marsi dita e gruas, gjallëroi rrugët dhe sheshin e Tetovës. Shumë gra dhe vajza shiheshin me lule dhe dhurata në duar.Deklarata Për dallim nga vitet këtë vit, sheshi I Tetovës ishte më shumë I frekuentuar për shkak edhe të motit të mirë me diell. Kjo I dha mundësi gjinisë më të bukur që të shijojë këtë ditë që në botë njihet si festë ndërkombëtare për të drejtat e tyre. Se sa respektohen të drejtat e grave kjo ende mbetet një çështje e hapur dhe shumë diskutabile edhe përskaj faktit se tashmë shumë femra drejtojnë institucione, kurse kanë edhe përfaqësim adekuat në listat për deputet dhe për këshilltarë.TV KOHA

Të fundit