19/05/2024
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Vendimet për punësime në çerdhen e Tetovës pas zgjedhjeve

Shkaku i procesit zgjedhor, ende nuk është miratuar kërkesa e Çerdhes së Fëmijëve “Rinia”, në Tetovë për të angazhuar edukatore dhe personel tjetër. Mungesa e kuadrit në këtë çerdhe kohëve të fundit gjithnjë është më shumë evidente për shkak të pensionimit të një pjese të kuadrit, rritjes së numrit të fëmijëve që vijojnë procesin edukativ parashkollorë e kështu me rradhë. Nga Çerdhja e Tetovës thonë se kërkesat janë dërguar me kohë në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale por për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nuk janë miratuar.“Ne si kopsht kemi bërë kërkesa për edukatore shkaku i mungesës së personelit të nevojshëm, ku bënë pjesë edhe personeli teknik, por për arsye se u shpallën zgjedhjet, kërkesa jonë nuk ka marrë përgjigje. Por, të shpresojmë se pas përfundimit të zgjedhjeve do të kemi përgjigje pozitive”, deklaroi Fatlindja Jaja, drejtoreshë e Çerdhes Rinia.

Nga ana tjetër, janë bërë të gjitha përgatitjet për hapjen e çerdhes së re në Tetovë. Edhe në ndërtimin e kësaj çerdhe kishte probleme të cilët shkaktuan pengesa në përfundimin në kohë të çerdhes. Krahas vonesës me objektin, nga çerdhja Rinia, thonë se edhe për këtë çerdhe do të duhen vendime tjera për punësime, sepse kuadri aktual në çerdhet tjera nuk është i mjaftueshëm.“Presim përgjigje nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale që të jep vendim për hapjen e çerdhes së re Rilindja.Krahas vendimit për punë për këtë kopsht të fëmijëve, poashtu duhet të ketë edhe vendime të reja për punë sepse me këtë kuadër që ka kopshti jonë Rinia, nuk mund të funksionojë edhe objekti i ri.Patjetër duhet të ketë punësime të reja, apo vendime për punë tjera” tha drejtoresha Jaja.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i pyetur në lidhje me vonesën e lëshimit në përdorim të çerdhes së re, tha se si komunë kanë bërë gjithçka që është e mundur dhe se tani duhet përkrahja e institucioneve qendrore që të funksionalizohet çerdhja e re, që sipas tij është mëse e nevojshme për shkak të kërkesës së madhe për regjistrim në çerdhe.Projekt për çerdhen e re afër shkollës Kirili dhe Metodi është financuar nga fonde ndërkombëtare dhe është realizuar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.Hapja e kësaj çerdhe do të ulë numrin e fëmijëve që janë në listë të pritjes për të vijuar edukimin parashkollorë. Në Tetovë vetëm në çerdhen e fëmijëve Rinia të dhënat tregojnë se mbi 270 fëmijë janë në listë të prtijes për t`u pranuar në kopshtin e fëmijëve. Gjithsej në çerdhet e Tetovës janë të regjistruar mbi 1200 fëmijë, TV KOHA

Të fundit