27/04/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

(video) Vendosen bustet e heronjëve maqedonas në Tetovë

Në heshtje dhe larg syve të opinionit, ashtu sikurse që u vendos kryqi në Kodrën e Diellit, bustet e heronjve maqedonas Gjoce Stojçevsku Ambarçe dhe Todor Xhipovski Merxhan, që u larguan nga qendra e qytetit të Tetovës në vitin 2007 janë vendosur përkohësisht në oborrin e Muzeut Përkujtimor kushtuar Partisë Komuniste të Maqedonisë në lagjen Dy Pishat në Tetovë.Vendosja e tyre vjen pas marrëveshjes së organizatës komunale të Lidhjes së Luftëtarëve në Tetovë dhe Institucionit Nacional Muzeu i Rajonit të Tetovës, i cili menaxhon me Muzeun Përkujtimor.Bustet u hoqën në vitin 2007 kur filloi rindërtimi i sheshit të qytetit dhe kryetar i Komunës së Tetovës ishte Hazbi Lika. Ende nuk dihet se kush ka dhënë leje për vendosjen e busteve në një vend që menaxhohet nga muzeu i Tetovës.Kryeministri teknik Talat Xhaferi ka folur në lidhje më këtë veprim duke thënë se pushteti qendror nuk mund të kërkojë përgjegjësi nga komuna.
Sipas informacioneve të siguruara nga Televizioni Koha, në atë kohë, kompania që ka realizuar punimet në sheshin e Tetovës ka larguar bustet për shkak se të njejtit kanë penguar në realizimin e punëve. Bustet janë laruar në mënyrë të sigurtë dhe nuk janë dëmtuar, thotë burimi jonë.Që atëherë, përpjekjet e organizatës së luftarëve për vendosjen e bustit në sheshin e qytetit kanë qenë të pasuksesshme.Tash për tash është vendosur platforma prej betoni për vendosjen e tyre, kurse më tej pritet që të rregullohet i tërë monumenti. Organizatorët e kësaj iniciative thonë se bustet janë vendosur përkohësisht në oborrin e Muzeut të zonës së Tetovës.“Ata janë vendosur me qëllim të nderimit të pashqetësuar deri në plotësimin e kushteve për kthimin e tyre në sheshin e qytetit nga ku janë larguar ilegalisht”, thonë nga Organizata Komunale e Luftëtarëve në Tetovë.Sipas mediave maqedonase Gjoce Stojçevski-Ambarçe dhe Todor Ciposki-Merxhan ishin pjesëtarë të çetës së tretë të Tetovës dhe vdiqën në betejën afër fshatit Beliçicë më 19 shtator 1944 në luftë me n ballistët.Ata janë shpallur heronj kombëtarë në vitin 1951 dhe 1953, ndërsa bustet në sheshin e Tetovës ishinvendosur në vitin 1970. TV KOHA

Të fundit