06/10/2024
12.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Xhaferi viziton komunën e Bogovinës, kryetari i bashkësisë lokale pyeti Xhaferin deri kur këta banorë do të mashtrohen nga qeveria me premtime boshe.

Kryeministri Teknik Talat Xhaferi, ka qëndruar për vizitë sot në komunën e Bogovinës. Ai morri pjesë në inspektimin e  aktiviteteve ndërtimore te rrjeti i kanalizimit në Bogovinës si
dhe në inspektimin e rrugës në Pallçishtë.
Kryetari i bashkësisë lokale pyeti kryeministrin se deri kush këta banorë do të jetojnë pa ujë dhe deri kur do të mashtrohen nga qeveria me premtime boshe.
Edhe pse kreu i bashkësisë lokale insistoi në marrjen e një afati se kur do të bëhet ujësjellësi në këtë fshat, megjithatë Xhaferi nuk u prononcua, por kërkoi kohë për të parë dokumentet.
Banorët e Pallçishtit kanë paralajmëruar se nga 15 prilli nëse nuk gjendet zgjidhje për projektin e filluar të ujësjellësit, do të hidhen sërish në protesta.TV KOHA

Të fundit