04/05/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Zjarret shkrumbuan një sipërfaqe prej 170 hektarësh

Edhe pse institucionet vazhdimisht apelojnë që në këtë kohë qytetarët të ketë më shumë kujdes me zjarret, megjithatë gjithnjë këta thirrje hasin në vesh të shurdhër.Kështu, ishte rasti edhe me apelin e fundit të Parkut Kombëtar. Një ditë pasi nga ky institucion kërkuan për kujdes, mënjëherë filluan zjarret.Njëri zjarr u përhap mbi fshatin Lisec dhe tjetri mbi fshatin Veshallë.Lufta për shuarjen e zjarreve ka zgjatur dy ditë për shkak të terrenit të papërshtatshëm. Gjatë zjarreve të fundit bëhet e ditur se është djegur një sipërfaqe prej 170 hektarësh, prej të cilave rreth 20 hektarë janë pyje shtetërore, rreth 70 hektarë janë tokë bujqësore private, kurse pjesa tjetër është kullotë në pjesët më të larta të Malit Sharr. Shuarja e zjarrit ka qenë e vështirë, informojnë nga Parku Kombëtar Mali Sharr.“Duke ditur terrenin, e vetmja mënyrë për të ndaluar zjarrin ishte ecja për rreth një orë e gjysmë duke ndërhyrë me fshesa dhe lopata. Mënyra tjetër ka qenë që të intervenohet nga ajri por era e fuqishme nuk ka lejuar një gjë të tillë.Duke marrë parasysh kushtet atmosferike dhe vendndodhjen e zjarrit respektivisht mbi fshatin Veshallë, janë mobilizuar dhjetë punonjës nga Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr. Vendi i zjarrit ndodhej në terrene të pjerrëta, pa akses automjetesh dhe pa burim uji afër dhe kjo e ka vështirësuar shumë aksionin për shuarjen e zjarrit”, kanë thënë nga Parku Kombëtar Mali Sharr.Nga ky institucion bëjnë të ditur se pastrimi pranveror dhe vjeshtor i mbeturinave dhe djegia e kullotave në kushtet e bimësisë së thatë për shkak të dimrit të butë si dhe sasisë së reduktuar të reshjeve kanë pasoja katastrofike si për njerëzit ashtu edhe për natyrën“Statistikat ndër vite tregojnë se periudhat kritike për zjarret në Malin Sharr janë pranvera dhe vjeshta. Në periudhën e verës, ne si institucion nuk kemi vendosur ndalimin e lëvizjes në pyll për shkak të popullatës së madhe në park që duhet të lëvizë në pronat e tyre dhe vetë mali ka mbi 80 hyrje dhe dalje, që do të thotë se është e vështirë të vendoset kontroll. Menaxhmenti i Parkut e sheh shpëtimin në bashkëpunim me popullsatën vendase dhe vizitorët, por përmes edukimit të vazhdueshëm” , pohojnë nga Parku Kombëtar.Sipas informacioneve vitin e kaluar kanë ndodhur 12 vatra zjarri në rajonin e Parkut Kombëtar , ndërsa nga fillimi i vitit 2024 e deri më tani kanë ndodhur 10 zjarre.Në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr është e ndaluar të ndizet zjarr në hapwsira të hapura, mos të hudhen shishe plastike dhe xhami, mos të bëhet ndezja e mbeturinave dhe materialeve tjera që përhapin zjarr dhe mos të hudhen filtera dhe bishta cigaresh. Në ndërkohë, kujdestarët e parkut janë i vetmi shërbim që kujdeset për trajtimin e zjarreve në Parkun Kombëtar, në të gjithë Malin Shar, nga Jazhinca deri në Parkun Kombëtar të Mavrovës dhe pajisjet që i kanë dispozicion janë të pakta

Të fundit