30/04/2024
18 C
Tetovo

Të tjera lajme

(video) Zjarri në Malin Sharr rrezikon banorët e Sellcës

Për të pestën ditë me radhë është duke u djegur Mali Sharr mbi fshatin Sellcë. Ky zjarr është rreth 2 kilometra larg këtij vendimi por rreziku ekziston që të përhapehet më shumë. Banorët druajnë se mund të kaplohen edhe shtëpitë. Ditën e djeshme dhe sot gjatë tërë paraditës përveç zjarrfikësve kanë intervenuar edhe helikopterët, por pa sukses.Banorët thonë se duhet të merren masa më urgjente, ndërsa zjarrfikësit e Tetovës thonë se janë duke bërë përpjekje që të shuajnë të njëjtën por terreni është i vështirë. Banorët thonë se janë të frikësuar. Deklarata Banoret Dyshimet e para janë se shkaktar i zjarrit mbi fshatin Sellcë të Tetovës është faktori njeri.Në pamundësi për ta shuar zjarrin shkaku i terrenit të pa arritshëm, zjarrfikësit e Tetovës, i kanë bërë thirrje Drejtorisë për Menaxhim me Kriza që të aktivizojë avionët për shuarjen e flakëve.“Nga Qendra për Menaxhim me Kriza kemi kërkuar që të menaxhohen helikopterët dhe avionët që i posedon shteti, por deri më tani vetëm një helikopter ka dalë dje në terren dhe kërkova edhe sot të del se zjarri po përhapet. Apeloj drejtorinë e menaxhimit me kriza që posedojnë tre aeroplanë që të na ndalin në ndihmë që ta ruajmë natyrën”, deklaroi Avni Ameti, shef i NJTKZ Tetovë.Nga mëngjesi katër zjarrfikës dhe nëntë persona nga parku kombëtar po luftojnë me zjarret në këtë pjesë të malit Sharr.Sipas Parkut Kombëtar, është zgjeruar linja e zjarrit nga dy deri në tre kilometra.Digjen livadhe, dru ahu, është prishur diversiteti, ndërsa më shumë e pësojnë insektet dhe gjallesat tjera. Kërkojmë edhe institucionet tjera të kyçen në shuarjen e zjarrit, nëse ka nevojë edhe policia edhe ushtria. Sipërfaqeja që digjet është rreth 100 hektarë. Pasi që në orët e pasditës ka erë më të fuqishme zjarri mund të përhapet, thonë nga Parku Kombëtar në Malin Sharr. TV KOHA

Të fundit