Dy rrugë mjaft të rëndësishme në qyetetin e Tetovës kanë mbetur pa përfunduar.
Bëhet fjalë për rrugën Kiro Ristovski Dërnc dhe Vëllezërit
Milladinovi. Mos përfundimi I këtyre dy rrugëve ka shkaktuar mjaft probleme në
lëvizjen e lirë të qytetarëve sidomos për banorët e këtyre dy lagjeve. Ata hasin më
shumë vështirësi për lëvizje sidomos në këtë periudhë kur ka shumë lagështi dhe
dëmtojnë veturat e tyre.Këta dy rrugë kanë filluar të ndërtohen vitin e kaluar
ndërsa disa herë ka patur ngecje të punimeve sidomos me rrjetet nëntokësore të
kanalizimit dhe rrymës elektrike. Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami
thotë se rruga Kiro Ristovski Dërnc ende nuk ka përfunduar dhe se punimet do të
vazhdojnë edhe më tej.Kurse, për rrugën Vëllezërit Milladinovi, thotë se e njejta
realizohet në bashkëpunim me pushtetin qendror.Ai thotë se për rrugën Kiro
Ristovski Dwrnc ende nuk është bërë përurimi zyrtar sepse e njejta nuk është
përfunduar. Njëra shtresë e asfaltit është shtruar për shkak që banorët mos hasin në
vështirësi.
Në ndërkohë, nw rrugwn Vwllezwrit Milladinovi, gjatë ditëve të kaluara është bërë
edhe tamponimi që mos ketë shumë vështirësi gjatë fekuentimit me automjete por
edhe gjatë lëvizjes së tyre në këmbë. Lëvizja në këta rrugë është e vështirësuar pasi
aty janë hapur punimet të cilat nuk po përfundojnë tashmë disa muaj.TV KOHA
https://www.youtube.com/watch?v=PuLTNGYFD2I