07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vitin e ardhshëm vendkalimet do të kenë një sistem të ri për video vëzhgimin dhe njohjen e targave

Vitin e ardhshëm të gjitha pikat kufitare në vend do të kenë një sistem të ri të centralizuar për video vëzhgim dhe njohje automatike të targave, njofton Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

Ministri Blagoj Boçvarski sot nënshkroi Marrëveshjen për implementimin e sistemit të ri të centralizuar video, në vlerë prej 928.500 euro, sistem që do të zbatohet brenda një viti.

Zbatimi i këtij sistemi informativ është në kuadër të Projektit për promovimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor dhe për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë Doganore.

Sistemi do të instalohet në 40 lokacione, në të gjitha pikat kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ai përfshin një sistem video survejimi me 350 lloje të ndryshme kamerash dixhitale, një sistem për njohjen automatike të targave të regjistrimit dhe një sistem qendror të ruajtjes së të dhënave.

“Përmirësimi i transportit dhe sigurisë rrugore në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë në agjendën kryesore të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Në atë drejtim ne vazhdimisht po punojmë në masa dhe aktivitete me të cilat zhvillojmë transportin dhe ky është një nga projektet që do të ketë përfitim të përbashkët të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë doganore dhe natyrisht. qytetarët me të cilët do të përmirësohen kushtet për punë në vendkalimet kufitare”, theksoi ministri Boçvarski.

Të fundit