24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Viz er”, “Lufthanza” dhe “Ejxhian” me oferta në tenderin për subvencione për fluturime të reja

Kompanitë ajrore “Viz er”, “Lufthanza” dhe “Ejxhian erllajns” dorëzuan oferta në tenderin për ndarjen e mbështetjes financiare për kompani të reja ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar “Shkupi” dhe aeroporti “Shën Apostull Pali” në Ohër për periudhën prej vitit 2023 deri në fund të vitit 2025.

Ofertat ishin hapur sot në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve nga ana e Komisionit për atë qëllim. Javën e ardhshme do të bëhet vlerësimi i ofertave pas çka pritet të zgjidhen kompanitë ajrore me të cilat do të lidhet marrëveshje për subvencione për fluturime të reja.

Me thirrjen që ishte e hapur nga 20 dhjetori i vitit të kaluar e deri dje, për dallim nga ato të mëparshmet, mund të zgjidhen shumë kompani ajrore. Për këtë vit janë paraparë 1,1 milionë euro për ndihmë financiare për linja të reja ajrore.

Mbështetja financiare, sipas thirrjes, do të jepet konform kritereve për rangimin e destinacioneve të reja sipas kësaj renditje: periudha e funksionimit të destinacionit, numri i fluturimeve javore, atraktiviteti i aeroportit në të cilin operon, numri i vendeve të ofruara në shitje.

Është planifikuar të jepet mbështetje financiare prej shtatë euro në kundërvlerë denari për pasagjer nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe 4,5 euro në kundërvlerë denari për pasagjer nga “Shën Apostoll Pali – Ohër”.

Më 1 mars të vitit të kaluar përfundoi afati nga tri marrëveshjet e fluturimeve të subvencionuara me kompaninë hungareze “Vizer”.

Aeroporti Ndërkombëtar “Shkupi” dhe aeroporti “Shën Apostull Pali” në Ohër, e përfunduan vitin 2022 me afërsisht 2,4 milionë udhëtarë dhe 19.448 fluturime. Të dy aeroportet shënuan rritje 70 për qind në komunikacionin e udhëtarëve në vitin 2022, në krahasim me vitin 2021, përderisa në krahasim me vitin 2019, komunikacioni i udhëtarëve është në -11 për qind, gjegjësisht 89 për qind shkallë të rimëkëmbjes në bazë të statistikës së komunikacionit ajror të udhëtareve për vitin 2019.

Nga Aeroporti Ndërkombëtar “Shkupi” qarkullojnë 11 kompani ajrore (“Er Serbia”, “Austrian Erllajns”, “Kroacia Erllajns”, “Edelvajs”, “Çer Erllajns”, “Pegasus Erllajns”, “Turkish Erllajns”, LOT, Egean, “Viz Er” dhe “Izixhet”) deri në 36 destinacione, ndërsa nga Aeroporti “Shën Apostull Pali” – Ohër, dy kompani ajrore (“Viz Er” dhe “Çer Erllajns”) operojnë deri në katër destinacione.

Të fundit