03/05/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE: Kompania e afërt me Nikollovskin ka blerë dru nga “Pyjet e Maqedonisë” dhjetë herë më lirë se qytetarët e zakonshëm

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka akuzuar N.P. “Pyjet e Maqedonisë” për lidhje me një kompani për prodhimin e peletave, e që sipas tyre është e afërt me ministrin e Bujqësisë Ljupço Nikollovski.

Cvetan Tripunovski nga VMRO-DPMNE , deklaroi se “Pyjet e Maqedonisë” i kanë ndihmuar kompanisë në fjalë që të ketë profit prej 3,5 milionë eurove, duke i shitur dru për 300 deri 525 denarë për m3. Ai e ftoi Prokurorinë që të merret me rastin në fjalë.

“Kjo është një nga kontratat që N.P. “Pyjet e Maqedonisë” ka lidhur me kompaninë “Eco Life”, për prerje në “Shën Nikollë”, kompani që konsiderohet të jetë e afërt me Ljupço Nikolovskin. Me këtë kontratë N.P. “Pyjet e Maqedonisë” shet 3.165 metër kub dru me çmim prej 300 denarë për metër kub për dru selvi dhe 525 denarë për pishën e zezë. Po qytetarë të respektuar, mirë dëgjuat, një metër kub dru me çmim 300 dhe 525 denarë, për kompani të afërt me pushtetin, në kushtet kur një metër kub dru shitet me çmim mbi 5.000 denarë”, deklaroi Tripunovski duke shtuar se kompania e njëjtë ka marrë leje për prerje të 35.000 metra kub dru në Dellçevë.

Ai kërkoi që edhe ministri Nikollovski të jep përgjigje “pse i ka lënë qytetarët dhe amvisëritë pa dru për ngrohje në fillim të sezonit dimëror”.telegrafi.com

Të fundit