24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE: Nuk do të mbështesim ndryshimet kushtetuese

Partia opozitare VMRO-DPMNE, shprehi qëndrimet e saj kundër ndryshimeve kushtetuese. Sipas tyre, Qeveria nëpërmjet Kuvendit dëshiron të sjellë vendim tanimë të marrë, diga për ndryshime kushtetuese është VMRO-DPMNE.

“Kovaçevski po i detyron deputetët e LSDM-së dhe partitë më të vogla të koalicionit që ta votojnë propozimin në Kuvend, sepse dëshiron ta ndajë përgjegjësinë me deputetët, të cilët i sheh vetëm si makinë votimi. Fakti që qeveria e fut propozimin në rend dite në Kuvend është thjesht teatër. Kovaçevski, LSDM dhe BDI nuk kanë shumicë prej 2/3 dhe nuk do ta kenë”, thonë nga VMRO.

Siç shtojnë nga atje, VMRO nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese. Sipas tyre, ky propozim i Kovaçevskit është në dëm të interesave maqedonase, prandaj duhet të refuzohet dhe të mos detyrohen deputetët e qeverisë që ta votojnë.

“LSDM duhet ta dijë se çka do që të bëjnë, Kushtetutën nuk mund ta ndryshojnë. Ne jemi në përputhje me interesat kombëtare dhe nuk do të lejojë bullgarizimin sipas recetës së Kovaçevskit”, përfundojnë nga VMRO.

Të fundit