15/06/2024
18.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE: Nxënësit mbetën peng të interesave biznesore të Carovskës

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se përderisa qytetarët mbledhin nënshkrime për mbajtjen e referendumit kundër digjitalizimit të librave, Carovska vazhdon të mos heq dorë nga reforma e cila parasheh heqjen e librave.

“Nxënësit mbetën peng të interesave biznesore të Mila Carovskës. Kur thotë Caarovska reforma, mendon në përfitim dhe mbushjen e xhepit nga ato reforma. Heqja e librave në arsim nuk është reformë, por talibanizëm”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Ata shtojnë se ministrja Carovska e definon rezistencën ndaj reformës së mbështetje të fuqishme dhe me këtë, siç thonë ata, vazhdon t’i poshtëroja ata.

“Carovska publikisht thotë se digjitalizimi do të testohet te nxënësit e klasës së katër pa u përgjigj se sa do të kushtojë kjo reformë”, thonë nga kjo parti duke kërkuar dorëheqjen e saj.

Të fundit