25/06/2024
17.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE: Situata në Maqedoni është e qartë – nuk ka vaksina

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, sërish ka akuzuar pushtetin për menaxhimin e situatës me pandeminë.

Për mungesën e vaksinave, nga kjo parti se thonë përgjegjës janë Venko Filipçe dhe Zoran Zaevi.

“Se së shpejti do të arrijnë vaksinat, qytetarët këtë e dëgjojnë çdo ditë. Por, çfarë do të thotë kjo së shpejti? Asgjë! Situata në Maqedoni është e qartë – nuk ka vaksina”.

“Filipçe dhe Zaev jo vetëm që tregua, por edhe dëshmuan se janë të paaftë, se nuk janë të interesuar. Filipçe dhe Zaev shkuan në pushim në gusht të vitit të kaluar, në kohën kur të gjithë bisedonin dhe arrinin marrëveshje për vaksinat”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Të fundit