02/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO: Kartelet qeveritare përfitojnë në kurrizin e popullit

“Paga reale po bie, standardi po ulet, kartelet e qeverisë po përfitojnë në kurrizin e popullit. Paga reale është më e ulët për 5%, dhe kështu Maqedonia ka statistikat më të këqija në rajon. Standardi po bëhet gjithnjë e më i ulët, populli po varfërohet vit pas viti, ajo që para disa vitesh është blerë për 500 denarë, tash nuk mund të bëhet as me 1000 denarë”, tha VMRO-DPMNE.

“Absurdi është edhe më i madh që produktet bujqësore që blihen nga fermerët me çmime jashtëzakonisht të ulëta në tregje përfundojnë disa herë më të shtrenjta. Në vend të fermerëve, paratë përfundojnë tek kompanitë e afërta me qeverinë, rishitës që janë më shumë të lidhur me kartele sesa me biznesmenë.

Qeveria nuk dëshiron të zgjidhë problemet. Qeveria i krijon problemet. Duhen ndryshime”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së./ina/

Të fundit