12/10/2024
15.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

VOLEJBOLL: KV SHKËNDIJA PËRGATITJET VIJOJN SIPAS PLANIT

Kampionati 2024/2025 në Ligën e pare të volejbollit sipas të gjitha gjasave do të fillon më 19 tetor, ndërsa ekipet deri atëherë vazhdojnë me përgatitjet sipas kushteve dhe pretendimeve që kanë ato.

Skuadra tetovare klubi i volejbollit Shkëndija, me përgatitje për sezonin e ri ka nisur që nga 1shtatori, sipas programit që ka hartuar trajneri Durim Luma. Ekipi në dy javët e para ka punuar në aspektin fiziko teknik, ndërsa pas edhe në aspektin taktik me të vetmin qëllim që fillimin e sezonit ta presin maksimalisht të përgatitur .

DURIM LUMA – TRAJNER I KV SHKËNDIJA (0.41 – 1.39)

“Ndërkohë kemi bërë për momentin deri më sot edhe një ndeshje kontrolluese dhe atë në Lipjan kundër Skënderbeut ish finalisti i Ligës së Kosovës ku bëmë një ndeshje shumë meritore dhe të mire. Unë jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të mi. U kemi dhënë rast të gjithë lojtarëve që ta ndjenë momentin e ndeshjes , veçanërisht shansin më të madh ua kemi dhënë të rinjve. Edhe pse e humbëm këtë ndeshje duhet pranuar se kundërshtari ka qenë shumë ekip I mire, kishin edhe lojtarë të huaj. Unë përsëri jam i kënaqur me disa përmirësime besoj se do të jetë më mire”.

Synimi i përgatitjeve ka të bë me realizimin e objektivave të klubit por edhe kë të vit do të shënohet edhe përvjetori jubilar 50 vjetori i themelimit

DURIM LUMA – TRAJNER I KV SHKËNDIJA (2.05 – 2.54)

“Duke pasur para sysh që këtë vit është 50 vjetori i themelimit të klubit Shkëndija, pra klubit të volejbollit. Ne do të mundohemi maksimalisht q këto të rinjtë tanë, siç e dini në dy vitet e fundit ne nuk marrim përforcime, pra i angazhojmë lojtarët vendas, lojtarët tanë të rijë. Katër prej tyre janë të moshës prej 15 deri 17-18 vjeçar. Mendojmë që synimi apo ambiciet tona për këtë sezon do të jetë hyrja në play off, pra në gjashtë ekipet e para e pastaj në pjesën e dytë të kampionatit do të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet“.

Sa i përket ekipeve në kampionatin e ri 2024/2025 sipas të gjitha gjasave do të mbeten 12 ekipe edhe pse ka interesim që në ligë të parë të inkuadrohet edhe një skuadër e re por për këtë do të vendosin përfaqësuesit e të gjitha klubeve. / Tv Koha/

Të fundit