Gjatë tre ditëve të kësaj fundjave zhvillohen ndeshjet e xhiros së shtatë në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve. Derbi tetovar Shkëndija – Liria zhvillohet të shtunën me fillim në ora 20:30.
Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së shtatë në ligën e parë të volejbollit vendor në kategorinë e meshkujve në fazën play off dhe atë të play out.
Një duel interesant pritet të zhvillohet të shtunën mes dy skuadrave tetovare Shkëndija e Tetovës dhe Liria e Zherovjanit, dy ekipe të cilët në pjesën pranverore kanë rezultate të mira, Shkëndija që ka gjashtë fitore radhazi kundrejt ekipit Liria që ka pesë fitore radhazi.
Në një deklaratë për Tv Koha, trajneri Durim Luma thotë se “Kuqezinjtë” pretendojnë që të vazhdojnë rrugëtimin e fitoreve edhe në duelin e radhës.
‘’Gjithsesi se është një derbi i qytetit të Tetovës apo Pollogut. Unë mendoj se e kemi dëshmuar se jemi ekip më cilësor dhe më perspektivë dhe për këtë ndeshje jemi favorit absolut. Nuk dyshojmë aspak në mundësitë tona dhe presim fitore bindëse 3-0 ‘’ deklaroi trajneri Durim Luma







