Të tjera lajme

VOLEJBOLL: VETERANËT E SHKËNDIJËS REGJISTRUAN FITOREN E KATËRT

Liga e  Veteranëve të Maqedonisë  së Veriut  në Volejboll  ka  vazhduar edhe  gjatë fundjavës me ndeshjet e  xhiros  së katërt  që kësaj  radhe  turneu  u mbajt në Shkup.  Kampionati vazhdon më 4 Tetor  me  xhiron e  pestë që do të mbahet në Tetovë.
 

Legjendat e Shkëndijës  edhe në xhiron e katërt  të  kampionatit e Ligës së Veteranëve  të Maqedonisë së Veriut kanë regjistruar fitore të sigurt 2 -0 në sete kësaj radhë  kundër  11 Oktomvrit .

Për kuqezinjtë tetovar ishte kjo  fitorja e katërt  me radhë dhe  janë duke udhëhequr tabelën me pikë maksimale  së bashku me Borecin e Velesit.

Kapiteni Durim Luma gjatë një prononcimi për TV Koha shpreson që të vazhdojë kjo ecuri pozitive.

“Turneu i katërt  në kampionatin e veteranëve të Maqedonisë së Veriut u  zhvillua  në  Shkup, ndërsa ne  për  kundërshtarë kishin ekipin e Prilepit të cilën e fituam  bindshëm 2-0 në sete  25-13 dhe  25-19, ku  të gjithë lojtarët kishin rastin që të angazhohen në këtë ndeshje në mungesë të lojtarit tonë kryesor    Habil Ajeti  zhvilluam ndeshje  shumë të mirë. Me aktivizimin e Naim Abazit  i  cili  ishte  figurë qendrore  dhe kryesore e ndeshjes ne  fituam  bindshëm këtë ndeshje në këtë turne’’ deklaroi kapiteni Durim Luma

Në dy ndeshjet tjera të xhiros së katërt janë regjistruar këto rezultate Gjevgjelia – Skopje  0-2 dhe  Strumica – Boreci 0-2.

Pas katër xhirove  të zhvilluar tabelën e kryesojnë  Shkëndija  dhe Boreci  me  nga  katër  fitore  maksimale.

Kampionati  vazhdon më  4 tetor me ndeshjet e xhiros së pestë që organizohet në Tetovë, ku takohen  Shkëndija – Boreci, 11 Oktomvri – Skopje  dhe  Strumica – Tetova.

Shaban Sinani   – TV Koha

 

Të fundit