01/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vrasja e 18 vjeçarit, Zekaj: Autorët s’mund të dënohen më shumë se 10 vjet, meqenëse janë të mitur, ata do të gjykohen në bazë të Kodit Penal Për Të Mitur

Dy autorët e vrasjes së 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu në Podujevë, nuk mund të dënohen më shumë se 10 vite. Kështu ka thënë për Ekonomia Online, avokati Yll Zekaj.

Zekaj ka deklaruar se meqenëse dy të dyshuarit janë të mitur, ata do të gjykohen në bazë të Kodit Penal Për Të Mitur.
Ky kod, e përcakton maksimumin e dënimit për një të mitur. Neni 35 me titull “Kohëzgjatja e burgimit për të mitur”, shpjegon nivelin maksimal të dënimit për këtë grupmoshë.“Te rastet kur kemi të bëjmë me kryerësit e veprave penale të cilët janë nën moshën 18 vjeçare, pra të mitur, dënimet janë shumë të lehta se sa për ata madhor. Me këtë rast dënimi parashihet me burg deri në 5 vjet dhe vetëm kur tek të rritur dënimi është me burgim të përjetshëm, tek të miturit është deri në 10 vjet. Që në raste me kryerjen e vrasjes kur kemi të bëjmë me mënyrat mizore të tjerat e që në rastin konkret në bazë të pamjeve ka karakteristikat që i përmbush këto kritere, dhe qëllimi i dënimit dallon. Te madhorët qëllimi është për të ndaluar hakmarrjen shoqërore, tek të miturit është qëllimi i risocializimit, edukimit dhe përgatitja për t’u kthyer në shoqëri”, deklaroi Zekaj.
Në anën tjetër, në raportin ditor të Policisë së Kovës të datës 15 janar thuhet se rasti ishte cilësuar si vrasje në tentativë ndërsa për të riun policia ka thënë se ishte therur me thikë. Për këtë Zekaj ka apeluar më shumë kujdes nga Prokuroria.“Kemi probleme tek fazat e hershme të hetimeve nuk është mirë pa u kryer rastet e hetimeve të raportohet për të sepse të dhënat mund të ndryshojnë, kështu që duhet të ketë kujdes Prokuroria të bej hetime efikase, dhe mos të ketë deklarata që shkaktojnë konfuzitet”, u shpreh Zekaj.

Të fundit