17/06/2024
18.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vrasja e të riut në Tetovë, Dhjetë vite burg për vajzën

17 vjeçarja me iniciale A. M nga fshati Rogle e rrethinës së Tetovës do të duhet të vuajë dënimin prej 10 vitesh burg, për shkak se e njejta akuzohet se ka privuar nga jeta 16 vjeçarin B.S nga Novosella, poashtu rrethina e Tetovës. Vendimin, Gjykata Themelore e Tetovës e ka marrë gjatë ditës së sotme. Në këtë vendim thuhet.

“Gjykata Themelore në Tetovës e solli aktgjykimin për rastin e ndodhur më 21 dhjetor të vitit të kaluar në vendin e quajtur Banja e Tetovës, ku është vrarë nga jeta I riu I moshës 16 vjeçare B.H dhe për këtë rast është zhvilluar procedura ndaj një 17 vjeçare, sipas nenit 123, pika 1 e kodit penal. Gjykata e Tetovës solli aktgjykimin me të cilin fëmija në konflikt me ligjin është shpallur fajtor dhe është dënuar me 10 vjet burgim për fëmijë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore të Tetovës.

Ndryshe kujtojmë se vrasja e 16 vjeçarit ka ndodhur më 21 dhjetor të vitit të kaluar në banjën e Tetovës.Pas hetimit prokuroria publike deri tek gjykata themelore në Tetovë, më 23 dhjetor ka parashtruar kërkesë për procedurë përgatitore për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës vrasje për një vajzë 17 vjeçare nga fshati Rogle. Sipas aktakuzës, dorasja fillimisht ka përdorur sprej, pas çka pasi ka humbur vetëdijen, viktimën e ka lidhur me fasha tek duart dhe këmbët, dhe e ka hedhur në rrjedhat e lumit Shkumbin të Tetovës, ku edhe është gjetur nga ana e zjarrfikësve dhe policisë së Tetovës. /Tv KOHA/

 

Të fundit