24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vrasja në Tetove, 30 ditë paraburgim për të dyshuarën

Pas pranimit se është autore e veprës makabre të vrasjes së 16 vjeçarit nga fshati Novosellë e Zhelinës, vajzës 17 vjeçe, iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Nga sektori i punëve të brendshme të Tetovës që bënë të ditur pranimin e veprës nga 17 vjecarja thonë se përveç saj në pyetje është marrë edhe një tjetër i mitur, i cili, pas kryerjes së procedurës, mbrëmë është lëshuar në shtëpi.

“Gjatë ditës së djeshme në SPB Tetovë janë thirrur dy të mitur, nga të cilët njëra është vajzë 17 vjeçe dhe që ka pranuar se është kryerëse e veprës. Pas dokumentimit të plotë rastit, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën themelore në Tetovë, ka caktuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh dhe e njëjta është dërguar në burgun e Shkupit, për të vuajtur masën e paraburgimit”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Dy kushtet e SHBA’së për Ballkanin e Hapur, Serbia t’i njohë si ndërkombët…
Pas hetimit të para nga organi i akuzës thonë se vrasja ka ndodhur pas një zënke verbal mes dy personave pas cka vajza ka goditur për vdekje 16 vjeçarin dhe më pas trupin e tij e ka hedhur në lum.
“E dyshuara, vajza 17 vjeçe me paramendim ka privuar nga jeta një 16 vjeçar. Pas përplasjes verbale në veturë tek vendi i quajtur “Banja”, ajo me një mjet të fortë ka goditur të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të rrezikshme për jetë. Më pas e ka hedhur në lumin Shkumbin, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit. Prokurori publik deri tek gjykata ka dorëzuar caktimin e masës së paraburgimit”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore, Tetovë.

Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, ka urdhëruar marrjen e video materialeve nga kamerat në rrugën e Banjës së Tetovës për hetimin e mëtejmë të rastit, ndërsa nga familja është marrë vetura e tipit Audi, që drejtohej nga16 vjeçari.

Sipas informatave të mara, e mitura tanimë e arrestuar, fillimisht ka goditur tanimë të ndjerin 16 vjeç me mjet të mprehtë, ndërsa më pas, me disa fasho e la lidhur për karrigen e makinës. Po ashtu, nga organet e ndjekjes bëhet e ditur se gjatë kryerjes së krimit është përdorur edhe lëndë djegëse me të cilën, autorja ka tentuar që ti vë flakën viktimës. Dhe më pas, viktima është nxjerrë nga makina dhe njëqind metra më poshtë është hedhur në shtratin e lumit Shkumbin. Nga policia e Tetovës dyshojnë për përfshirje të edhe një personi të tretë në ngjarjen makabre të mbrëmshme, për çka edhe hetimet po vazhdojnë.

Të fundit