03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vulin: Unë e kam dhënë urdhërin për Sanduloviqin, të tjerët i vrasin tradhtarët, më vjen keq që s’bëra më shumë

Ish-shefi i BIA-s, Aleksander Vulin, po pretendon se politikani serb, Nikola Sanduloviq, është arrestuar si rezultat i një urdhri që e ka dhënë sa ka qenë në krye të inteligjencës serbe, shkruan Politika, transmeton Express.

Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë, apo Vulin e ka bërë këtë sa për t’ia shpëtuar fytyrën Aleksander Vuçiqit.

“Sanduloviq është arrestuar sipas një urdhri tim, që mbetet në fuqi edhe pas dorëheqjes time. Ai është ndaluar nën dyshimet për minimin e rendit kushtetues dhe në mënyrë aktive ka mbështetur të ashtuquajturën ndarje të Kosovës”, ka thënë Vulin për Novostin.

Vulin ka thënë se Sanduloviq është ndaluar “me urdhër timin dhe të prokurorit”.

Njeriu me lidhjet më të forta me Moskën, tutje iu ka kërkuar falje serbëve se s’mundet të bëj më shumë lidhur me këto raste.

Mes tjerash, Vulin ka thënë se “nëse Sanduloviq do të vendoste lule tek varri i Himmlerit, Mossadi do ta vriste, nëse do të vendoste lule tek varri i Bin Laden, CIA do t’ia gjente kokën”, ka deklaruar Vulin,

“I kërkoj falje Serbisë që nuk mund të bëj asgjë më shumë. Nuk e di se për cilët tradhtarë të tjerë janë aktive urdhrat e mi për arrestimin dhe sjelljen e tyre para prokurorëve kompetentë, por është mirë që tradhtarët të kontrollojnë vetën, shpresoj që urdhrat të mos jenë hequr”, ka thënë Vulin./Express/

Të fundit