27/04/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Xhaferi në Tiranë e mori titullin “Doctor Honoris Causa”

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, mori pjesë në shënimin e “Përvjetorit të artë” të Kolegjit Universitar “Qiriazi” me ftesë të kryetarit dhe rektorit të Kolegjit Universitar a pas vendimit të Senatit të tyre Akademik t’ia ndajë atij titullin më të lartë akademik, gjegjësisht titullin “Doctor honoris causa”.

Ky titull, siç shkruan në arsyetimin e vendimit, i ndahet kryetarit Xhaferi për “kontributin e tij të veçantë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për mençurinë dhe vlerat e larta intelektuale dhe shtet formuese në mbrojtje të identitetit kombëtar, për lidhjet e Tij shpirtërore me ikonat e arsimit kombëtar Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi dhe Kristi Dako, që janë trashëgimi historike dhe vazhdimësi e Kolegjit Universitar “Qiriazi”.

“Është njohje për gjithë atë plejadë të njerëzve që kanë bërë me përkushtim përpjekjet për ruajtjen, ngritjen dhe sendërtimin e statusit tonë, qoftë politik, qoftë shoqëror, në viset ku ne jetojmë jashtë hapësirës së Republikës së Shqipërisë dhe, s’do mend që ky çmim, fillimisht u dedikohet të gjithë atyre bashkudhëtuesve të mi me të cilët bashkë kemi bashkëvepruar për të arritur aty ku jemi sot, për të mund të vazhduar më tutje drejt sfidave që gjenden para nesh…”, ka theksuar Xhaferi.

Në suazat e shënimit u mbajt e dhe simpozium historik për nder të 131 vjetorit të themelimit të institutit Qiriazi dhe 100 vjetorit të rihapjes në Tiranë.

Të fundit