Deklarata e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq e dhënë në Njujork mbi zhvillimet politike në Maqedoninë e Verit, ka nxitur reagime të shumta nga aktorët politik. Kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi në postimin e tij në rrjetet sociale ka vënë në dukje që nëse Aleksandër Vuçiq dhe Serbia kanë një armik në Maqedoninë e Veriut, ai është Ali Ahmeti, i cili me bashkëveprimtarët e tij i shporën ata nga nga Kosova dhe ua sollën bombardimet e NATO-s në pragun e shtëpisë.
“E kaluara e hidhur na tregon që deklaratat e zyrtarëve serb, në këtë rast e presidentit serb, asnjë herë nuk kanë qenë dashamirëse për shqiptarët. Prapavija e deklaratave të tilla që vijnë nga Beogradi është mëse e qartë. Kë duan ta luftojnë e qajnë, kë duan ta ngrisin e kritikojnë. Kjo fillozofi serbe është mëse e qartë dhe shqiptarët e kanë kuptuar shumë mirë. Është shumë e thjesht, shqiptarët mesazhet nga Beogradi i kuptojnë në prizmën e kundërt. Nëse Aleksandër Vuçiq dhe Serbia kanë një armik në Maqedoninë e Veriut, ai është Ali Ahmeti, i cili me bashkëveprimtarët e tij i shporën ata nga nga Kosova dhe ua sollën bombardimet e NATO-s në pragun e shtëpisë. Ata nuk e harrojnë këtë histori të zbrapjes, dhe pas 25 vitesh tentojnë të njollosin figurat që ua ndalën hovin dhe i kthyen ata nga kanë ardhur”, shkruan Xhaferi.
Sipas tij, Vuçiqit dhe Putinit u pengon Maqedonia e Veriut në NATO dhe BE, dhe me çdo kusht tentojnë të shtrijnë ndikimin antiperendimor përmes satelitëve të tyre që për fat të keq dita ditës po shtohen në vendin tonë.
“Por një gjë është e sigurt, Ali Ahmeti me bashkëveprimtar, i fituan në luftë dhe po i fitojnë edhe në paqe për gati pesë dekada. Përpjeket e tyre janë të destinuara për dështim, sepse për shqiptarët dielli lind në Perendim. Këtë e dijnë shumë mirë edhe ata, edhe shërbetorët e tyre. Ali Ahmeti është një hap para tyre, e tha para disa javësh që po i hapet rruga Vuçiqit që të përzihet në politikën e Maqedonisë së Veriut, dhe kjo po ndodh tani. Por do të jetë e kotë, si në të kaluarën”, shkruan Xhaferi. Flaka