11/10/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Xhaferi: Universitetet tjera nuk janë të diskriminuara! Pse nuk i formuan më herët sindikatat, siç u tregova?!

Kryeministri teknik, Talat Xhaferi thotë se nuk ka pasur afat që të nënshkruhen marrëveshjet kolektive me 5 universitetet e tjera publike, me qëllim që edhe ata të kenë rritje të pagave për 22 për qind, si USHKM-ja, përcjell TV21. Xhaferi thotë se universitetet e e tjera nuk janë diskriminuar, sipas tij, faji është te vetë ata pasi nuk kanë ndjekur procedurën me kohë.

“Nuk janë të diskriminuar, mos të them diçka tjetër…Nuk i kanë përpunuar me kohë. Njerëz, nuk kishin sindikata sepse profesorët ishin me inercion, pjesë e profesorëve ishin anëtarë të sindikatave të përgjithshme në Ministrinë për Arsim, dhe kur e kanë parë rastin me USHKM-në, kanë marrë dhe kanë lexuar ligje, se duhet të kenë sindikata të pavarur si institucion i pavarur, në atë shembull, pra si janë diskriminuar. Sa kohë ekzistojnë universitetet, më i riu është UNT-ja, do të thotë Universiteti “Nënë Tereza”, pse me kohë nuk formuan, Sindikata të kenë, siç formuan pastaj kur u thash që duhet ta bëjnë këtë-këtë, pse të diskriminuar?”, tha mes tjerash Xhaferi./tv21.tv

Të fundit