25/06/2024
17.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ylli Morina, gjeniu i matematikës nga Shkupi që po ndihmon studentët nga e gjithë bota (Video)

Ylli Morina është një djal i ri nga Shkupi, i cili po habitë arsimtarët por edhe kolegët e tij me njohuritë nga matematika.

13 vjeçari nga Shkupi është i jashtëzakonshëm në zgjidhjen e ekuacioneve matematikore, sa që po i ndihmon edhe studentët nga Maqedonia, rajoni, por edhe deri në Afrikë.

Ai ka hapur një kanal në Jutube, ku deri më tani ka publikuar mbi 300 detyra të zgjidhura me saktësi.

“Ka shumë studentë të arkitekturës, ekonomisë dhe drejtimeve tjera që më kërkojnë ndihmë. Studentët që i kam përgatitur për provime jetojnë në vende të ndryshme. Disa janë nga Kosova, Maqedonia, Afrika dhe shumë vende tjera”, shprehet Ylli.

Për përgatitjen e studentëve, ai nuk merr asnjëherë pagesë. (INA)

Të fundit