19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Z. Xhafer Sejdiu nderohet me titullin Ambasador i Paqes në Zvicër

Veprimtari dhe humanisti i lëvizjes sindikale zoti Xhafer Sejdiu, nderohet me mirënjohje nga Rrejti Botërore i Paqes

Personalitet dhe Ambasador për Paqen Botërore nga Shtete të Botes, Akademik,Pedagog universitar, gazetarë dhe Shoqëria civile. Konferencat e organizatës e lidershipit fokusohen në nevojën urgjente për vizion dhe udhëheqje të re të bazuar në vlerat themelore dhe parimet universale të ndërtimit të paqes : tolerancë, barazi, mirësi dhe respekt

Aktualisht : Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Male të Zi, Preshevë dhe Diaspora shqiptare me rrjetin e ambasadorëve të Paqesnga organizata e akredituar pran OKB-së në New York “Global Socio-Economic and Financial Evolution Network”. sjellin parime universale dhe shpirtërore në detyrat të zgjidhjes së konfliktit dhe pajtimit të familjes së ndarë njerëzore. Folësit ndajnë njohuri nga prejardhja e tyre në qeverisje, diplomacinë, akademi, besimet fetare dhe shoqërinë civile.Ndihem krenar dhe i nderuar qe u nderova për kontributin tim me titull “AMBASADOR I PAQËS”

Falënderime te veçanta për rekomandimin dhe përkrahjen e lobuesit të çështjes shqiptare z. Tahir Shabani, Ambasador dhe Lider për Paqen Botërore.

Shumë i respektuar Ambasador i Paqes Xhafer Sejdiu, përgëzime dhe suksese për angazhime duke mbrojtur interesat e punëtorëve dhe me solidaritet pa kufij në Zvicër. Shprehim nderime, mbarësi dhe vetëm suksese për një aktivist shumëvjeçar në token helvetike.

Jemi krenar dhe mirënjohës për vlera humane, njerëzore dhe kombëtare dhe vërtet jeni një Ambasador i vullnetit të mirë dhe paqes dhe solidaritetit ndërkombëtar. Përgëzime dhe urime kryesisë së re të regjionit dhe asamblesë së delegatëve regjional.

Xhaferi Sejdiu nga Kosova mbetet shembull frymëzues i integrimit për shqiptarët dhe komunitetet të cilat jetojnë dhe veprojnë në Zvicër
Angazhimi dhe veprimtaria e tij pasurojnë arkivin e sindikatave helvetike në territorin e Zvicrës. Në vitin 2003 Xhafer Sejdiu së bashku me arkivistet e sindikatës, themeluan grupin e parë sindikalist shqiptarë duke vepruar me shumë aktivitete në favor të mbrojtjes së punëtoreve dhe te drejtat e tyre përmes manifestime dhe konferencave me karakter socio-ekonomik në kuadër të sindikatës “Unia”.

Vlen të veçohet kontributi i tij për lobimin e sindikatave shqiptare dhe të Kosovës me partneret e tyre nga Konfederata e Zvicrës.

Xhafer Sejdiu për një kohë të gjatë është angazhuar në organet e larta të Sindikatës “UNIA” fillimisht duke qenë anëtar i kryesisë dhe së fundmi kryesues në këtë sindikatë për regjionin e Cyrih – Shaffausenit si dhe delegat i Industrisë së Ndërtimtarisë Profesionale. Që nga themelimi i këtij organizimi Xhaferi ishte ndër aktivistët më aktiv dhe po ashtu bënë pjesë edhe në grupin për migracion të Sindikatës UNIA. Në çdo tubim, grevë, demonstratë apo aksion ku luftohet për të drejtat e punëtorëve, aty është Xhaferi. Falë kërkesës dhe fjalimit të tij bindës, Kongresi i UNIA e ka bë temë Marrëveshjen për pensione mes Kosovës dhe Zvicrës.

Ai është figura kryesore e aktivistëve sindikalë nga Cyrihu dhe një simbol dhe shembull për shumë aktivistë sidomos për të rinjtë. Vlen të përmendet fakti që më 5 nëntor 2002: Ai së bashku me 2.000 kolegët e tij të ndërtimit të Sindikatës së Ndërtimtarisë dhe Industrisë, bllokojnë Baregg-tunelin dhe autostradën zvicerane A1, përmes të cilit veprim madhështor, në fund ata arritën të fitojnë të drejtën e pensionimit në moshë të mëhershëm (në pension me 60 vjet. 5 vite më herët nga mosha e paraparë me ligj) për punëtorët e ndërtimtarisë. Ai është një sindikalistë shumë aktiv dhe sindikalizmi për vite me radhë ka formësuar jetën e tij.

Duke qenë një punëtor, veprimtar, një filantrop dhe mbi të gjitha një atdhetar i devotshëm Xhaferi është i nderuar dhe i respektuar për gjithë ata që e njohin dhe kanë pasur rastin ta takojnë.

Ai është një mbështetës i interesave të punëtorëve tanë në Zvicër dhe mbështetës i vazhdueshëm i gjitha lëvizjeve përparimtare në Kosovë, Shqipëri e Maqedoninë e Veriut dhe gjithandej nga jetojnë shqiptarët në Diasporë.

Puna dhe kontributi i tij ndër vite për çështjen shqiptare e bëjnë një njeri të nderuar dhe të respektuar ngado. Xhaferi vazhdon të mbajë lartë edhe vlerat më të çmuarat, siç ishte dhe mbetet lufta jonë çlirimtare, mbështetës i shumë aksioneve humanitare, shoqërore, atdhetare dhe çlirimtare.

Ndër të tjera ai bënë pjesë aktive edhe në stafin e prointegra.ch, të rrjeteve të diasporës dhe lëvizjeve sociale në Zvicër dhe vendlindje.

Shprehim urimet tona të veçanta në cilësi të Ambasadorit të Paqes në Evropë dhe mbështetjen nga Mërgata shqiptare.
z. Tahir Shabani, Ambasador dhe lider për Paqen Botërore – President i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Miqësisë në Francë./Tv Koha/

Të fundit