Lideri i LSDM-së dhe bartës i listës së Koalicionit “Mundemi”, në njësinë zgjedhore numër 4, Zoran Zaev, sot me deklaratë për mediat në Strumicë e filloi fushatën për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare që duhet të mbahen më 15 korrik.
“Në tre vitet e fundit shtetin e vendosëm në rrugë të drejtë, në rrugën e cila çon përpara në NATO dhe BE, rrugë e cila sjell përparim të qartë dhe jetë më të mirë. Nga ekonomia në minus të tillë siç e trashëguam sot kemi ekonomi zhvillimore stabile me shkallë të përhershme të rritjes, ekonomi në të cilën pagat rriten në të gjitha sektoret, ndërsa papunësia zvogëlohet. Kemi ekonomi e cila qëndron drejtë para krizës të cilën e shkaktoi koronavirusi. Me masa të shpejta ekonomike shpëtuam mijëra vende pune. E ndihmojmë konsumin privat dhe fuqinë blerëse të qytetarëve me të ardhura më të ulëta. Kjo mundëson shans për transformim të shpejtë dhe efikas të ekonomisë sonë”, theksoi kryetari i LSDM-së.
Shtoi se tani është koha për nisma të reja, për punë dhe suksese në të cilat obligohen.
“Kemi plan, kemi model për ballafaqim të suksesshëm me pasojat e korona krizës. Për rritje ekonomike ende më të fuqishme, për institucione më përgjegjëse. Përgatitëm masa të cilat sjellin drejtësi dhe disiplinë. Ndërtojmë shtet për jetë dinjitoze për të gjithë. Investojmë në shëndetësinë e Maqedonisë për kujdes ende më të madh për shëndetin e qytetarëve. Krijojmë vend për njerëz të lirë dhe të përgjegjshëm shtet i cili i zgjidh problemet në mënyrë të drejtë dhe efikase, shtet i cili siguron respektim të ligjeve dhe ndëshkim joselektiv për krimin”, nënvizoi Zaev.
Potencoi se është realizuar interes i lartë strategjik me inkuadrimin në BE, nërsa vendi fillon negociata për anëtarësim në BE.
“Tani e dimë, jemi të sigurt se mundemi. Ajo sjell të ardhme të sigurt për të gjithë ne dhe për fëmijët tanë dhe zhvillim të garantuar të shpejtë ekonomik. Me LSDM-në e ardhmja e Maqedonisë është e sigurt”, tha lideri i LSDM-së.
“Për atë më 15 korrik secili nga ne ka zgjedhje të qartë, siguri ose rrezik. Përpara ose prapa. Unë e di por e dinë edhe qytetarët se nuk ka kthim prapa”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Ai së bashku me një pjesë të kandidatëve për deputetë në njësinë zgjedhore numër 4, sot do të realizojë takime me shumë kategori të qytetarëve, ndërsa sonte duhet të mbajë tribunë qytetare. sa/