Të tjera lajme

ZËRI I GRAVE NË VENDIMMARRJE, ENDE LARG FUQISË SË PLOTË

Angazhimi kuptimplotë i grave në politikë, vendimmarrje dhe jetën publike është një çështje që nuk i prek vetëm gratë, por të gjithë shoqërinë. Kjo ishte tema e diskutumit që u zhvillua sot në hapësirat e Komunës së Tetovë nën organizim të institutit për lidership dhe ambasadës gjermane në Maqedoni të Veriut.  Në këtë dialog të hapur u ndanë përvoja, ide dhe propozime për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më të barabartë.

Pranvera Kasami nga Instituti për Lidership tha se gratë në Maqedoni të Veriut ende nuk e kanë arritur nivelin e duhur në përfaqësim dhe vendimmarrje. Kasami madje shtoi se interesimi i tyre nuk është vetëm në kuanitet po numra por më shumë në cilësi dhe vendimmarje të vërtetë.

PRANVERA KASAMI – Instituti për lidership

“Demokracia nuk matet vetëm me praninë e qytetarëve në proces pubike por me fuqinë e tyre për të ndikur në vendimet që prekin jetën e përdritshme” kështu deklaroi kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami gjatë këtij debati. Kasami tha se gratë nuk duhet të shihen vetëm si numër përfaqësues por që të njëjtat duhet të kenë mundësitë dhe të drejtat e barabarta në vendimmarrje. Kasami me plot mburje tha se gjysmat e drejtorëve në institucionet arsimore në Tetovë udhëhiqen nga gjinia femërore.

BILALL KASAMI – Kryetar Komune

Edhe pse gratë në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar përparim në përfaqësimin politik, pjesëmarrja e tyre në vendimmarrje mbetet ende e pamjaftueshme. Aktualisht, gratë përbëjnë rreth 39% të deputetëve në Kuvend, ndërsa në Qeveri zënë vetëm 12.5% të posteve ministrore. Në nivel lokal, vetëm 2 nga 81 komuna drejtohen nga gra. Këto të dhëna tregojnë se sfida nuk është vetëm rritja e numrit të grave në institucione, por edhe fuqizimi i rolit të tyre në proceset vendimmarrëse. Një shoqëri më e barabartë dhe më demokratike kërkon pjesëmarrje të plotë dhe ndikim real të grave në të gjitha nivelet e pushtetit.

Të fundit