17/06/2024
23.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zëvendësministri Rexhepi: Sot filluam punimet për projektin e ujësjellësit në fshatin Pallçisht

Pas më shumë se 20 viteve, sot në Pallçisht të Poshtëm në komunën e Bogovinës po fillojmë me punimet për rikonstruimin e tubacionit të furnizimit për ujësjellësin në gjatësi prej 3.6 km dhe vlerë 266 mijë euro me një afat ndërtimi prej 9 muajsh.

Jemi këtu për të dëshmuar se e mbajmë fjalën e dhënë para banorëve të fshatit Pallçisht, në mënyrë që të ruajmë besimin e dhënë nga qytetarët dhe të realizojmë premtimet e dhëna.

Ky projekt i shumë pritur do të lehtësojë ndjeshëm kushtet e jetesës për banorët e këtij fshati.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është e përkushtuar për mbështetjen e vazhdueshme të komunave përmes programeve të ndryshme me të cilat realizojmë projekte kapitale me rëndësi të madhe për qytetarët dhe vetëqeverisjet lokale.politiko.mk/

Të fundit