01/10/2022
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zgjedhjet e 20 gushtit, sot skadon afati i paraqitjes për votim në kushte shtëpiake

Sot skadon afati i paraqitjes për të votuar në kushte shtëpiake për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm si dhe ata që janë në izolim për zgjedhjet për kryetarë të komunave Mavrovë, Rostushë dhe Qendër Zhupë si dhe për anëtarë të Këshillit në Komunën e Tetovës që do të mbahen më 20 gusht, raporton MIA.

“Afati për paraqitjen për votim në kushte shtëpiake për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm si dhe ata që janë në izolim për shkak të koronavirusit, skadon nesër. Ato duhet të paraqiten ose në mënyrë elektronike në Komisionin komunal zgjedhor ose përmes një personi të autorizuar. Votimi për këta persona është me 19 gusht, një ditë para zgjedhjeve”, bëri të ditur dje anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko.

Ndërkohë, të gjithë anëtarët e Këshillave zgjedhorë, duhet të lirohen nga angazhimet e punës, duke marrë një vërtetim nga KSHZ-ja.

“Sipas kërkesave që kanë ardhur nga Komisioni për Furnizime Publike, kanë ardhur oferta më të larta se plani financiar, të cilin KSHZ-ja e miratoi në zgjedhjet e kaluara. Meqë nuk kemi kohë të publikojmë procedura të reja, duhet të sjellim vendim për ndryshimin dhe plotësimin e planit financiar. Bëhet fjalë për tri zëra, edhe atë në pjesën e paravaneve, fletëvotimeve dhe distinktivëve për vëzhguesit. Në pjesën për distinktivët e vëzhguesve duhet t’i shtojmë 5.000 denarë, ndërsa për paravane 30.000 denarë dhe për fletëvotimet rreth 600.000 denarë”, kumtoi nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, duke theksuar se për disa prokurime kanë vetëm një ofertues.

Përcaktimi i pamjes së fletëvotimit, për shkaqe sigurie për mbrojtje dhe mbajtjen e përmbajtjes së fshehtë, KSHZ e shqyrtoi pa praninë e mediave.

Zgjedhjet për kryetarë të komunave Mavrovë dhe Rostushe dhe Qendra e Zhupës dhe për anëtarë të Këshillit të Komunës së Tetovës duhet të mbahen më 20 gusht.

Fushata zgjedhore filloi me 31 korrik ora 00:00 dhe do të zgjas deri me 18 gusht ora 00:00. Numri i votuesve është rreth 83 mijë në Tetovë.

Këshilli i Komunës së Tetovës do të shkojë në zgjedhe pasi nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin kohor, sipas Ligji për Vetëqeverisje Lokale. Shpërbërjen e Këshillit Komunal e vendosi Qeveria, ndërsa zgjedhjet për me 20 gusht i shpalli kryetari i Kuvendit.

Ndryshe, Këshilli i Komunës së Tetovës përbëhet nga 31 këshilltarë.

Të fundit