18/06/2024
27.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zhduket një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Prishtinë

Policia e Kosovës njoftoi se ka nisur hetimet për një shtetas të Maqedonisë së Veriut, që është zhdukur më 16 gusht në Prishtinë.

Sipas njoftimit, rastin në Polici e ka raportuar shtetasja e Maqedonisë së Veriut, duke bërë të ditur se ai ishte larguar nga shtëpia dhe s’kishte kthyer më.

Rasti është iniciuar si person i zhdukur.

“Me datën 21.08.2023, ankuesja femër shtetase e Maqedonisë së Veriut ka raportuar se viktima mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut nga koha e cekur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu Policia ka raportuar se një burrë është zhdukur në Vushtrri që nga data 19 gusht.

Ai është raportuar i zhdukur nga një burrë të hënën. “Me datën 21.08.2023, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më datën e cekur ka dalë nga shtëpia viktima mashkull kosovar dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Të fundit