27/07/2024
23.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gërçeva: Nuk kam ndërmend të ndryshoj dokumentet e mia personale, ato janë të vlefshme edhe për disa vite

Profesorja dhe politikania Solza Gërçeva ka shprehur qëndrimin e saj për ndryshimin e dokumenteve personale në rrjetet sociale. Ajo thotë se në këtë rast ndryshimi duhet të jetë pa pagesë sepse qytetarët ndërrojnë dokumente që janë të vlefshme për ta.

“Dokumentet e mia personale (letërnjoftimi, pasaporta dhe patentë shoferi) me emrin “Republika e Maqedonisë” janë të vlefshme edhe për disa vite dhe nuk kam ndërmend t’i ndërroj. Nëse dikush nuk i ka përshtatur me kohë, le të përgjigjet! Dhe ai do të përgjigjet sepse zonja Olgica Trajkovska ka ngritur padi kundër Zaevit dhe Spasovskit. Zoti e bekoftë”, shkruan Gërçeva.

Të fundit