14/06/2024
21.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zjarr i madh mbeturinash mbrëm tek stacioni hekurudhor i Tetovës

Mbeturina të djegura në afërsi të stacionit hekurudhor të Tetovës kontribuoi për përziere të aromës së pakëndshme dhe tymit mbrëmë nëpër Tetovë.

Nga njësia e zjarrfikësve të Tetovës informuan se është intervenuar në atë vend dy herë gjatë ditës.

“Bëhet fjalë për sasi të mëdha mbeturinash të cilën dikush e ka deponuar në afërsi të stacionit hekurudhor në Tetovë. Gjatë ditës dy herë kemi intervenuar në atë vend. Për fat të keq, më duhet të konstatoj se këto zjarre janë për shkak të ndezjes së qëllimshme të zjarrit me qëllim që të digjet një pjesë e mbeturinave”, theksoi Uka Aliti, komandant i njësisë së zjarrfikësve të Tetovës.

Zjarrfikësit gjatë ditës intervenuan edhe në dy zjarre të barit të thatë, ndërsa mbrëmë edhe në zjarr të automobilit në lëvizje në autostradën Gostivar-Tetovë.

Të fundit