01/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zjarr në një restorant prapa Kadastrit në Taftalixhe

Zjarr në restorantin prapa Kadastrit afër Akademisë pedagogjike sot shpërtheu zjarr, me ç’rast është shkatërruar konstruksioni i kulmit.

Shërbimet zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit intervenuan me pesë automjete dhe 15 zjarrfikës.

Komandanti i Njësisë zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, Vlladimir Simonovski për MIA-n deklaroi se zjarri tek ata është paraqitur në orën 11:20, ndërsa është shuar rreth orës 11:45.

Sipas të gjitha gjasave, zjarri ka shpërthyer nga zgara në restorant, pas çka janë përfshirë oxhaku dhe konstruksioni i kulmit. Është shkaktuar dëm material. ab/

Të fundit