05/10/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zvicra jep donacion prej 1.5 milion euro për Kuvendin e Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria e Konfederatës zvicerane e përfaqësuar nga Ministria Federale për Punë të Jashtme, duke vepruar nëpërmjet Ambasadës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut-Agjencisë zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, më 20 shkurt të vitit 2018 nënshkruan Memorandum për marrëveshje për projektin “Programi për mbështetjen e parlamentit”.

Për nevojat e zbatimit të Projektit, Ambasada e Zvicrës-SDC e angazhoi Institutin Nacional Demokratik për çështje ndërkombëtare dhe në këtë kontekst, sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari Xhaferi, në emër të Këshillit Drejtues për realizimin e Projektit dhe Robert Skot Hejzlet, zëvendësdrejtori i IND dhe njëherazi lider i ekipit të Programit për mbështetje parlamentare, nënshkruan Marrëveshje për kontribut financiar. Në aktin e nënshkrimit, krahas Kryetarit Xhaferi ishte e pranishme përbërja e plotë e Këshillit Drejtues, respektivish nënkryetarët Misovski, Remenski dhe Ramçilloviq, koordinatorët Mitrevski, Alimi, Miceski dhe Aleksandrova dhe sekretarja e përgjithshme Ivanova, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kryetari Xhaferi, duke e konfirmuar mbështetjen e njëzëshme të qëllimeve zhvillimore nga ana e Këshillit Drejtues a që janë në drejtim të përforcimit të rolit të përcaktuar kushtetues përfaqësues, mbikëqyrës dhe kontrollues të dhomës ligjvënëse dhe rritjes së pavarësisë, funksionalitetit, transparencës, qasjes dhe përmirësimit të bashkëpunimit interinstitucional, tha se kjo është edhe një arritje e rëndësishme për të cilën, duke e pasur parasysh mbështetjen e njëzëshme të Planit të miratuar strategjik të Kuvendit dhe Memorandumit për marrëveshje për projektin, është i bindur se do të vazhdohet nga ana e përbërjeve të ardhshme parlamentare, ashtu siç është parashikuar në Planin për furnizime publike dhe precizuar në zërat buxhetorë.

Me Marrëveshjen, IND i jep Kuvendit kontribut financiar në shumë prej 1.637.207.00 franga zvicerane dhe i njëjti do të shfrytëzohet për furnizimin e mallrave, shërbimeve dhe sendeve, përfshirë edhe për sisteme të brendshme informatike dhe komunikuese, për furnizimin e softuerit për mbështetjen e platformës për e-legjislacion, softuerit për përkthim dhe për zhvillimin e ueb-faqes së Kuvendit, si edhe për furnizimin e pajisjes për zhvillimin e TV studios.
Robert Skot Hejzlet, e konfirmoi mbështetjen e realizimit të Planit strategjik të Kuvendit dhe në emër të Programit për mbështetje parlamentare që mbështetet nga Zvicra, u obligua ti japë Kuvendit mbështetje financiare gjatë 2,5 viteve. Krahas këtyre aktiviteteve, janë parashikuar edhe aktivitete plotësuese, komplementare në përputhje me Planin e aksionit dhe Partneritetin e Hapur Qeveritar./Telegrafi/

Të fundit