Lajmi i Ditës Maqedoni

16 vjet pritje për 12 kilometra autostradë | VIDEO

Punimet për autostradën Shkup-Bllacë pritet të nisin në pranverë, ndërsa deri atëherë pritet të përfundojë edhe procesi i shpronësimit të 68 parcelave të tokës, në pronësi të banorëve të Bllacës. Autostrada do të jetë në gjatësi prej 12 kilometrash, me një kosto prej 120 milionë eurosh. Dy kilometra do të financohen nga buxheti i shtetit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa pjesët tjera me kredi të Bankës Botërore dhe nga fondi i Ballkanit Perëndimor.Gjatësia totale e autostradës do të jetë 12.5 kilometra dhe pritet të vihet në shfrytëzim në vitin 2021.

“Projekt i një rëndësie të veçantë strategjike për vendin dhe gjithë rajonin. Unë besoj se shumë shpejt Prishtinën dhe Shkupin do ta lidhim me një autostradë moderne, e cila do të kalohet për më pak se 45 minuta. Këto dy kryeqytete do të bëhen më të afërtat në rajon, duke ofruar një mundësi për lidhshmëri të njerëzve, mallrave dhe një klimë të re të bashkëpunimit mes shteteve dhe popujve”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Bujar Osmani, transmeton Televizioni Koha.

Ndërtimi i kësaj autostrade është premtuar që para 16 vjetësh, por për shkak të mungesës së gatishmërisë politike, ai është zvarritur, gjë që shpeshherë ka çuar edhe në përplasje mes partive politike.

Urim Hasipi – Tv Koha

 

Related posts

Osmani: Me donacionin evropian e përforcojmë kapacitetin e sistemit shëndetësor për luftë kundër Kovid-19

Televizioni Koha

Maqedonia kërkon ndihmë financiare nga BE kundër coronavirusit

Televizioni Koha

Katër raste të reja në Maqedoninë e Veriut, janë nga Dibra

Televizioni Koha

Leave a Comment