18 artistët e konfirmuar për Eurovision 2021, mes tyre një shqiptar – Tv Koha
Lajmi i Ditës Showbizi

18 artistët e konfirmuar për Eurovision 2021, mes tyre një shqiptar

 

Para pak ditësh, u mbajt online ‘Eurovizioni’ i këtij viti, edhe pse u vendos të mos shpallej fitues, për shkak se u realizua në formë solidariteti ndaj artistëve të përzgjedhur për këtë vit. Megjithatë shumë shtete kanë vendosur të kenë po të njëjtin përfaqësues edhe vitin e ardhshëm.

Të konfirmuar janë artistët nga këto 18 shtete: Australia, Austria, Azebejxhani, Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Gjeorgjia, Greqia, Izraeli, Letonia, Malta, Rumania, San Marino, Sllovenia, Spanja, Zvicra, Holanda dhe Ukraina.

Tek Zvicra vlen të theksohet se do të shkojë shqiptari Gjon’s Tears i cili ishte përfaqësuesi i këtij viti. Ndërsa, sa i përket Arilenës nuk dihet akoma nëse do të marr pjesë, meqenëse RTSH nuk e ka vendosur një gjë të tillë deri në këtë moment. / KultPlus.com

Related posts

Zvicra i ka mbyllur ushtarët në kazermat nga kantoni Tesin nga frika nga koronavirusi

Televizioni Koha

Sektori civil kërkon që Qeveria ta ndryshojë vendimin me të cilin ua ka zvogëluar mbështetjen për 525.000 euro

Televizioni Koha

‘Doctor Honoris Causa’ për Ali Ahmetin nga Universiteti i Tetovës

Televizioni Koha

Leave a Comment