19-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u ndje keq në shkollë - Tv Koha
Kronika e Zeze Lajmi i Ditës Rajon

19-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u ndje keq në shkollë

Një 19-vjeçar shqiptar, me banim në Makari, një fshat i San Vito Lo Capo në Itali ka ndërruar jetë për shkaqe ende të panjohura.

I riu me iniciale O.K, që po ndiqte institutin e Hotelerisë, është ndjerë keq në orën e mësimit dhe u transportua në spital, por fatkeqësisht disa orë më pas humbi jeten.

“Jam jashtëzakonsisht i tronditur”, thotë menaxheri i Institutit Pina Mandin. “Rreth orës 9, studenti raportoi tek mësuesit se kishte dhimbje koke dhe se nuk kishte fjetur mirë natën.

Mësuesi sugjeroi të skonte në shtëpi. Ai u largua, menjëherë me makinë me një kushëririn e tij, por situata u përkeqësua dhe përfundoi në urgjencë. Rreth orës 15:00 morëm një telefonatë nga spitali që na komunikoi lajmin tragjik”, shpjegoi menaxheri.

Mjekët thanë se ai ndjeu dhimbje të forta në kokë, fyt dhe qafë. Edhe pse e vendosën në terapi intensive, nuk mundën ta mbajnë në jetë.

Për këtë ngjarje prokuroria ka nisur hetimet dhe ka urdhëruar autopsinë e trupit në morgun e Sant’Antonio Abate.

Në orët e vona të pasdites së djeshme, mësuesit dhe shokët e të riut mbërritën në morg, të shokuar nga kjo tragjedi.

Nëna e djalit u sëmur pas lajmit të kobshëm dhe u shtrua në spital. /abcnews

Related posts

MSH: Vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoni zhvillohet pandërprerë, vaksina ka për të gjithë

Televizioni Koha

RMV, shoferi i autobusit nuk ka koronavirus, do të qëndrojë në izolim shtëpiak

Televizioni Koha

Në Iran 300 të vdekur pasi kanë pirë metil alkool për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Televizioni Koha

Leave a Comment