29 raste të reja 5 nga Tetova me Covid-19, shërohen 6 pacientë – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

29 raste të reja 5 nga Tetova me Covid-19, shërohen 6 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 349 testeve të realizuara në vendin tonë, 29 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, 9 raste janë regjistruar në Shkup, 1 në Kumanovë, 6 në Prilep, 5 në Tetovë, kurse në Strugë, Veles, Manastir, dhe Ohër janë regjistruar nga dy të infektuar.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 6 të shëruar nga Covid-19.

Me statistikat e fundit, në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostifikuar 1 723 persona prej të cilëve 1 235 janë kuruar, kurse 95 kanë humbur betejën me virusin.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar gjithsej 20 088 testime për Covid-19.

Sipas burimeve tona, mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe një pacient 70 vjeç nga Velesi, por viktima do të futet në statistikat e raportit të nesërm.

Related posts

Nuredini dhe Rexhepi inspektuan rrjetin e ujësjellësit në Kamjan

Televizioni Koha

Shitën IPTV ilegale, policia arrestoi dy tetovarë

Televizioni Koha

Mickoski: Për shkak të ndotjes dhe pandemisë, të sëmurët kronikë të lirohen nga puna

Televizioni Koha

Leave a Comment