19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

34 persona të izoluar nëpër shtëpitë e tyre për shkak të koronavirusit, dy pacientë në gjendje stabile

Dy personat e prekur nga virusi korona janë vendosur në karantinë në Klinikën Infektive në Shkup. Gjendja e tyre është stabile ndërsa autoritetet njoftojnë se kanë formë të lehtë klinike të sëmundjes.

Dhjetë persona tjerë – familjarë të të prekurve të cilët kanë pasur kontakt me çiftin janë vënë në izolim shtëpiak ndërsa izolim iu është shqiptuar edhe 24 personave tjerë të cilët kanë qenë në të njëjtin autobusë me të prekurit. Të gjithë janë identifikuar, ndërsa një pjesë e tyre janë anketuar deri më tash, derisa tek disa të tjerë ende vazhdon anketimi nga ana e epidemiologëve. Njëri nga udhëtarët është shtetas i Shqipërisë, për të cilin është njoftuar ministria e atjeshme e Shëndetësisë. Ndërsa shoferi i autobusit, pas arritjes në Maqedoni nga një shëtitje tjetër në Italia, sot i është nënshtruar testimit nga ana e mjekëve. Udhëtarët kanë qenë nga Shkupi, Tetova, Dibra, Veseli dhe Ohri./Alsat-M

Të fundit