26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

42 lëkundje në 24 orë në Shqipëri, deri tani 16 persona kanë humbur jetën, mes tyre 2 fëmijë

42 tërmete me magnitudë më shumë se 3 ballë, kanë goditur Shqipërinë brenda 24 orëve të fundit. Harta e publikuar nga qendra ndërkombëtare e tërmeteve, tregon vendin ku ka qenë epiqendra e çdo tërmeti që ka rënë në vendin tonë gjatë këtyre orëve.

Zyrtarisht 16 persona kanë humbur jetën, mes tyre 2 fëmijë. Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar.

Të fundit