12/08/2022
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

A “vrasin” rrjetet sociale? Psikologia: Duhet monitorim i përmbajtjes për fëmijët

Pandemia i largoi edhe më shumë fëmijët nga argëtimet në terren si pasojë e kufizimeve të lëvizjes duke i drejtuar te rrejtet sociale.

Psikologia Anxhela Peza thotë se për aq kohë sa fëmijët janë në kontrollin e prindërve kjo nuk përbën rrezik.

Por me shqetësim shihen rastet kur fëmijët ndjekin materiale me përmbajtje të pa përshtatshme për moshën.

“A ka gjë më të tmerrshme që një fëmijë do të tërheqë vëmendjen e publikut për tentativë për të vrarë veten e tij. Mendoj që duhet të ketë një kontroll, duhet të ketë një ligj në radhë të parë që penalizon përdorimin ose lançimin e këtyre videove që nuk kanë një mesazh të mirë dhe nuk kanë një model të mirë,” u shpreh Peza.

Peza thotë se rolin kryesor në zgjidhjen e këtij problemi kanë prindërit.

“Prindërit janë ata që janë menaxhuesit më të mirë të fëmijëve të tyre. Ata e dinë shumë mirë se si i përdorin fëmijët rrjetet teknologjike dhe rrjetet sociale që ata kanë, deri në ç’masë janë pikërisht këto veprimtari që fëmijët e tyre bëjnë në marrëdhënie me pjesën teknologjike,” u shpreh Peza.

Por si po e përballojnë prindërit gjithë këtë ndryshim social tek fëmijët?

Prej tyre pranohet se fëmijët është e vështirë t’i ndash nga teknologjia dhe rrjetet sociale, por për aq kohë sa i kanë në vëzhgim kjo situatë nuk i tremb.

“Po për mendimin tim pozitiv se ne i mbajmë edhe nën kontroll, ” thotë një qytetare.

“Tani fëmijët do, s’do me teknologjinë janë mësuar qëkur lindin e marrin telefonin e përdorin po çdo gjë më limit,” thotë një qytetar.

Ajo që ka ndikuar edhe më shumë në varësinë e fëmijëve nga teknologjia dhe rrjetet sociale është edhe zhvillimi i mësimit online, të cilat së bashku nuk kanë vetëm pasoja negative psikologjike, por edhe të shëndetit fizik.

Të fundit