20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit përgatiten për hapje, pritet vendimi i autoriteteve

TAV Maqedoni po përgatitet për hapjen e aeroporteve në Maqedoni dhe janë duke pritur datë të saktë dhe vendim nga institucionet kompetente, që janë në koordinim me autoritetet ndërkombëtare ajrore.

Informacionin zyrtar nga Qeveria e presin edhe avio-kompanitë në mënyrë që t’i planifikojnë fluturimet nga Shkupi dhe Ohri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përgatitemi për rihapjen e dy aeroporteve, edhe pse nuk kemi datën e saktë, për shkak se presim infraction zyrtar nga Qeveria”, thotë për AIM, Alper Ersoj, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Destinacionet dhe dendësia e flurimeve sivjet do të varret edhe nga organizimi i brendshëm dhe vendimet e avio-kompanive, për shkak se ata, si pjesë e avio-biznesit janë goditur më së shumti nga coronavirusi dhe pas hapjes së aeroporteve, komunikacioni ajror nuk do të ketë rritje për arsye se njerëzit frikësohen të udhëtojnë me aeroplan shkaku i coronavirusit./Telegrafi/

Të fundit